Die NachbarNet Regeln Albanisch

1. Të përgjithshme
NachbarNet promovon njohjen dhe bashkëpunimin midis njerëzve në Basel dhe rrethinë. NachbarNet ofron një platformë në të cilën mund të përshkruhen ofertat dhe kërkesat për ndihmë në jetën e përditshme, shkëmbimet dhe aktivitetet në komunitet.

2. Si një treg, por jo fitimprurës
Çdokush mund të marrë pjesë në NachbarNet. Të gjitha aktivitetet janë të barazvlefshme. Kushdo që qëllim kryesor ka përfitimin material atëherë ai duhet të konsiderojë përdorimin e platformave tjera.

3. Vullnetarizëm dhe Ndërlidhshmëri
Çdo angazhim është vullnetar. Askush nuk është i detyruar të ndërmarrë ndonjë angazhim. E rëndësishme është që të dy palët të mund të dakordohen për një angazhim nga një sferë konkrete, si për nga angazhimi kohorë ashtu edhe për nga simpatia personale. Marrëveshjet e lidhura duhet të respektohen.

4. Respekt dhe Diskrecion
Njerëzit në NachbarNet ndodhen në situata të ndryshme jetësore. Personaliteti dhe mënyra e jetesës së pjesmarrësve duhet të respektohet dhe të dhënat private të përdoren me kujdes dhe diskrection.

5. Kualitet
Secili duhet të vlerësojë aftësitë e veta në mënyrë reale dhe të ofrojë vetëm atë që ai ose ajo mund të realizojë në mënyrë kualitative. Secili që kërkon mbështetje, duhet të jetë në dijeni se nuk ka të bëjë me persona profesional dhe nuk mund të bëjë kërkesa joreale. Sekretariati i NachbarNet bënë këshillime për situata të vështira. Përdoruesve online u kërkohet që të administrojnë vetë ofertat dhe kërkesat e tyre, të tillët pa qasje në internet e njoftojnë zyrën e NachbarNet por pa ngarkesë, në rast se ata janë të zënë, mungojnë më gjatë ose nëse kanë ndërruar vendbanimin.

6. Kompensim dhe shkëmbim
Kushdo që merr mbështetje, personit që ofron atë mbështetjen, sipas rregullave, i paguan 15 Fr. në orë. Kjo pagesë mund edhe të përshtatet sipas marrëveshjes së ndërsjelltë mes palëve. Jo të gjithë ofruesit kërkojnë vlerë të njejtë, me atë që disa kërkues duan dhe mund të paguajnë më shumë. Nëse bëhet fjalë për një mbështetje që kërkon angazhim më të madh atëherë rekomandohet një kontratë pune dhe regjistrim në sigurimin social. Aktivitetet shoqërore dhe shkëmbimet funksionojnë pa kompensim.

7. NachbarCheck
Personat me të ardhura të ulta kanë mundësinë që në NachbarNet të marrin bono /çek, të ashtuquajtura NachbarCheck. Me këto ato mund të paguajnë mbështetësit/ ndihmësit e tyre.

8. Përgjegjësia, Përjashtimi
NachbarNet nuk merr pergjegjësinë e shqarimit të kualiteteve apo të vlerësimit të aftësive. NachbarNet nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga veprimtaria mbështetëse. NachbarNet mund të përjashtojë personat të cilët nuk tregojnë sjellje të mirë.

9. Mbrojtja e të dhënave
Secili është i detyruar që të japë të dhënat e sakta personale. Shlyerjen e të dhënave të juaja mund ta kërkoni në çdo kohë. Në lëmin „Aktivitete të lira“ përfshihet mbrojtja e shtuar e sferës private: Në rast se një person i interesuar për diçka porosit një adresë nga shpalljet, ne i dërgojmë vetëm emrin, numrin e telefonit dhe adresën e E-Mailit të ofertuesit. Gjithashtu ofertuesit i dërgohen emri, numri i telefonit dhe adresa e E-Mailit e personit të interesuar.

10. Sponzoruesit
Zyra ndërlidhëse dhe udhëheqësia kanë përqindje pune të paguar. Kushdo që është i kënaqur me ndërmjetsimin mund të kontribojë si një sponzorues.